Dyshohet se dhunoi një femër, arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut të martën, nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri