Kurti nderon sot viktimat e 11 shtatorit

Kryeministri Albin Kurti do t’i nderojë sot viktimat e sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001.

Kurti bashkë me të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, do të bëjnë homazhe pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, transmeton Zeri.info.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, bëjnë homazhe në nderim të viktimave nga sulmi i 11 shtatorit pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Zëri