Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen, që pritet të fillojë në orën 10:00, në rend të ditës janë gjithsej 14 pika.

Ndër të tjera, në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Po ashtu do të bëhet Shqyrtimi i Draftit të Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.