Një person dërgohet pa ndjenja në Emergjencën e Prizrenit

Një person u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal i Policisë Shaqir Bytyqi.

“Pas marrjes së trajtimit adekuat mjekësor ai është liruar për në shtëpi”, tha ai.

Klankosova.tv mëson se dyshohet se personi në fjalë kishte konsumuar sasi më të madhe të ilaçeve sesa që ka qenë e nevojshme./ Klankosova.tv