Arrestohet një person në Skenderaj, i dyshuar për dhunim

Një person është arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Skenderaj / 07/08.09.2024 - 21:05. Lidhur me rastin, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri