Në Isniç, dy persona me motoçikletë hedhin bombë në oborrin e një shtëpie
Një bombë dore është hedhur në kopshtin e një shtëpie në fshatin Isniç të Deçanit.
Rasti ka ndodhur të hënën pas mesnate, ndërsa nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë, që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri