Prishtinasi dyshohet se vrau veten me armë zjarri
Një rast i dyshuar si vetëvrasje është duke u hetuar nga Policia në Prishtinë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se të hënën një mashkull është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, ku më pas ka vdekur.
Ne vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e shkurtër (revole) me një karikator me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celularë.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri