Lajçaku takohet sot me Vuçiqin

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Serbi.

Lajçaku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Siç njoftojnë nga zyra e Presidentit të Serbisë, takimi do të fillojë në orën 10:00, transmeton Zeri.info

Lajçaku ka njoftuar se pas vizitës në Prishtinë, do të vizitojë edhe Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës “në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve” mes dy palëve. /Zëri