Sot publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna

Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna.

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mban konferencën, në të cilin do të publikohet analiza e titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”.

“Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave” analizon ndryshimet në strukturën e popullsisë dhe ndikimin e tyre në financimet komunale, duke përfshirë shpërndarjen e Grantit të Përgjithshëm dhe ndikimin në financimet sipas numrit të banorëve dhe territorit.

“Gjithashtu, analizon ndryshimet në strukturën e nxënësve dhe mësimdhënësve për Grantin Specifik për Arsim, si dhe ndikimin në shërbimet shëndetësore për Grantin Specifik për Shëndetësi. Për më tepër, shqyrtohet ndikimi i ndryshimeve demografike në kategorizimin e komunave dhe pagat e stafit politik sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe standardeve të tjera të qeverisë”, njofton Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Në këtë konferencë do të flasin: Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.