Maqedonci për konkursin e FSK-së: I shërbeni atdheut, do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtare të konkursit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci, përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ushtria do të pranojë 300 të rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur.

“Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në uebfaqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

“Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci.