Tahiri: Qeveria ka varrosur barazinë në mesin e qytetarëve

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur se marrëveshjet ndërkombëtare kurrë s’kanë qenë problem, por keqmenaxhimi i brendshëm i Kosovës, që është aktualisht në stadin më të ulët që ka qenë ndonjëherë.

Ai ka thënë se Qeveria aktuale ka varrosur barazinë në mesin e qytetarëve.

“Do të vazhdojmë angazhimin tonë për konceptin e Ligjit të pagave, që paga mesatare të bëhet 1000 euro, Ligjin për sigurime shëndetësore dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo qeveri e ka varrosë barazinë në mesin e qytetarëve. Po e humbë shpresën për qytetarët”, tha Tahiri. /rtk