Prokuroria në Prizren në gusht ngriti 187 aktakuza ndaj 244 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë gushtit ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve.