1762 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës.

Po në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të Policisë, u regjistruan 20 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjerë me dëme materiale.

Po ashtu 22 persona u arrestuan e 14 të tjerë u dërguan në mbajtje.