Ansambli kombëtar “Shota” rrëmben çmimin kryesor në Spanjë

Ansambli kombëtar “Shota” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

“Superlajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë. Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, shkroi ministri në Facebook.