Ylli me përmbysje kualifikohet në gjysmëfinale të Superkupës

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren, Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Super tëkupës së Kosovës, ku me përmbysje shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 67:63 (12:16, 15:19, 20:10, 20:18).

MVP i ndeshjes ishte Gëzim Morina i Yllit, i cili e mbylli ndeshjen me 14 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.