SC Gjilani e zyrtarizon Armend Thaqin
Merkato ka përfunduar, mirëpo ende mund të bëhen transferime me lojtarë që nuk kanë kontrata.
E, kështu ishte rasti i Armend Thaqit, i cili pasi u nda me Clujin në Rumani është rikthyer në Kosovë.
Thaqi nga sezoni i ri që sapo ka nisur do të jetë pjesë e Gjilanit, aty ku kishte qenë edhe më herët.
Klubi nga Gjilani pak më herët e zyrtarizoi ardhjen e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Thaqi në futbollin kosovar ka luajtur edhe për Prishtinën e Ballkanin.