I rrahën dy persona, katër të dyshuar përfundojnë në paraburgim
Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dieles në Zonën Industriale, në afërsi të diskotekave.
Dyshohet se katër persona i rrahën dy të tjerë.
Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij konflikti, por gjykata mori sot masa ndaj katër të dyshuarve.
Themelorja në Prishtinë ua caktoj masën e paraburgimit.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.
Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.