Enis Bardhi vendimtar në barazimin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut e ka nisur me barazim 1-1 edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj kombëtares modeste të Ishujve Faroe.

Maqedonët e panë veten në disavntazh vetëm pas nëntë minutash kur Ishujtë Farore, realizuan nga pika e bardhë me lojtarin Viljormur Davidsen, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe përmes futbollistit me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi barazuan rezultatin.

Bardhi realizoi në minutën e 49-të.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe të dy kombëtaret morën nga një pikë.

Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës e luan pas tre ditësh ndaj Armenisë, kurse në po të njëjtën ditë Ishujtë Faroe luajnë ndaj Letonisë.