Teatri i Tetovës “mbijeton” me buxhet të vogël, teksa më 14 shtator nis Festivalin e Teatrit
Buxheti i Teatrit të Tetovës ka rënë deri në atë nivel mjetesh me të cilat dikur mund të realizohej vetëm një shfaqje, ndërsa për Festivalin e Teatrit janë ndarë vetëm 600 mijë denarë, aq sa ka humbur edhe interesin e teatrove të mëdha kombëtare që të marrin pjesë me shfaqje reviale, ankohet drejtori i Teatrit të Tetovës Abdulla Osmani.
Më 14 shtator Teatri i Tetovës organizon Festivalin Ndërkombëtar të Tetarit, i cili nis me premierën “Dredhitë e Patokut”, vepër e Gjergj Fishtës.
Regjisori Kushtrim Bekteshi tregoi se vepra kishte humbur për vite të tëra, andaj edhe ka vendosur ta sjellë në skenë.
“Dredhitë e patokut” do të luhet në dialektin gegë, si është shkruar nga vetë Gjergj Fishta. /tv21