Në Jarinjë vazhdon qarkullimi i veturave me targa serbe dhe të huaja [foto]

Në pikën e kalimit kufitar edhe në këto momente po vazhdon qarkullimi i veturave.

Aty janë parë duke hyrë dhe dalë vetura, por të gjitha ishin me targa serbe ose të huaja, ndërsa nuk është parë ndonjë veturë me targa “RKS”, derisa edhe situata është e qetë, raporton Zeri.info.

Ndërsa është raportuar se pika në Merdar është bllokuar nga disa protestues serbë. /Zëri