Osmani: IPK-ja garanci për institucionet dhe shtetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni.

Presidenca përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën të ditur se Osmani ka theksuar se çdo ditë, inspektorët policor me përgjegjësi, guxim dhe integritet i shërbejnë shtetit.

“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, ka thënë Osmani.