Nis realizimi i projektit të ndriçimit publik në Turiqec të Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se sot ka filluar realizimi i projektit të ndriçimit publik në bashkësinë lokale të Turiqecit.

Fillimet e punimeve janë mbikëqyrë nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj.

“Radha për Bashkësinë Lokale të Turiqecit dhe investimet publike për realizimin e projektit të ndriçimit publik, i cili nisi sot dhe u mbikëqyrë nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm Driton Mulaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Nura ka njoftuar se brenda pak ditësh do të nisin edhe dy projekte tjera në këtë bashkësi lokale.

Këto projekte sipas tij janë për kyçjet individuale të shtëpive në sistemin e ujësjellësit dhe asfaltimin e rrugëve.