U paraqit rrejshëm si oficer korrektues, arrestohet një person në Zveçan

Një burrë është arrestuar të enjten në fshatin Zherovnive të Zveçanit.

Siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari gjatë legjitimimit ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Zëri