Lajçaku mbërrin në Qeveri

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka nisur sot një vizitë në Kosovë.

Lajçaku para pak minutash ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kur me shumë gjasë do të pritet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, raporton Zeri.info.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vetë Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. /Zëri