Ansambli “Shota” në Spanjë, me paraqitje të vlerave kombëtare
Mehmed Xhemajli, drejtor i ansamblit "Shota", tha se në ditën e dhjetë në qytetin historik të Toros, ansambli “Shota” ka shfaqur koncert, ku shikuesit spanjoll kanë patur rastin të njihen me kulturën, traditat e zakonet tona.
“Me gjithë peripecitë arritëm të shpërfaqim vlerat tona kulturore këtu në Spanjë dhe publiku na ka pritur mirë”, tha Xhemajli, në RTK.
Tutje, ai bëri të ditur se të premtën është nata garuese e koncertit, ku do të marrin pjesë gjashtë shtete.
Mes të tjerash u tha se një performancë e tillë e ansamblit “Shota”, jo vetëm që pasuron skenën kulturore ndërkombëtare, por gjithashtu forcon lidhjet kulturore mes Spanjës dhe Kosovës.