Aksident në Vranidoll [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Siç shihet në fotografitë që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Zeri.info, një veturë është dëmtuar shumë, përderisa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Zeri.info, është në pritje të detajeve nga Policia e Kosovës.