Togeri i FSK-së diplomon në SHBA, merr çmimin “Studenti më i mirë nga të huajt”
Toger Islam Bajramaj ka përfunduar me sukses kursin bazik për oficer të këmbësorisë (IBOLC). Kështu thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Kursi ka për qëllim përgatitjen e oficerëve në teknikat dhe taktikat për të drejtuar dhe udhëhequr një togë.
Përveç ushtarakëve amerikanë, në kurs kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga: Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Tailanda, Koreja e Jugut, Uruguai, Singapori, Libanit dhe Hungaria.
Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marrë çmimin ‘Studenti internacional më i mirë’ (International Honour Graduate Student) dhe ka hyrë në listën e komandantit (Comanders list)”, thuhet në njoftim.