LDK-ja mbledh kryetarët e degëve për mobilizim për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, shkruan se takimi është mbajtur në Istog, gjersa u mblodhën për t’u mobilizuar për zgjedhjet parlamentare.

“Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale. Lidhja Demokratike e Kosovës është gati, me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe mërgatë. LDK-ja besë dhe shpresë për Kosovën”, shkroi kryetari i LDK-së.