Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite në Munih
Policia në Munih ka qëlluar një person ‘të dyshimtë’ pranë një muzeu të kohës naziste dhe konsullatës izraelite.
Policia gjermane tha në X se personi u godit nga të shtënat, por nuk dha detaje të tjera.
Ata thanë se nuk ka prova për ndonjë të dyshuar tjetër të lidhur me incidentin, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Karolinenplatz në qendër të qytetit.
Sipas një prej gazetave më të mëdha të përditshme gjermane, “Süddeutsche Zeitung”, një banor vendas dëgjoi të shtëna armësh dhe sirenat e policisë dhe kishte dhjetëra oficerë në vendngjarje.
Policia tha se ka rritur praninë e tyre në qytet, qyteti i tretë më i madh i Gjermanisë, por nuk kishte asnjë shenjë për incidente në ndonjë vendndodhje tjetër ose ndonjë të dyshuar tjetër.