Zjarr në dy fshatra të Rahovecit, Latifi apelon për kujdes

Zjarri ka përfshirë zonën midis dy fshatrave të Rahovecit, Zoqishtë dhe Hoqë e Madhe, të mërkurën.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se situata është e vështirë teksa ka apeluar për kujdes.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se po bëhen përpjekje të pandërprera për ta shuar zjarrin dhe që të zvogëlohen sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen. /Zëri