“E rëndë, por stabile”, nga QKUK-ja japin detaje për gjendjen e burrit që dyshohet se ra nga ballkoni në Pejë

Një burrë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë.

Pas trajtimit që ka marrë në emergjencën e spitalit të Pejës, ai u dërgua për trajtim në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka dhënë drejtori i emergjencës Naser Syla.

Syla tha se gjendja e tij është e rëndë por stabile.

“Tash i kryejmë ekzaminimet e nevojshme. Është i vetëdijshëm. Nuk është në aparat, por në terapi me analgjetik dhe sedacion”, tha Syla për Klankosova.tv