Zyrtare: Dinamo City nënshkruan me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Naser Alijin

Dinamo City përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit të kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji.

Aliji pas eksperiencës me skuadra si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe së fundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani, do ta vazhdojë karrierën tek 18 herë kampionët e Shqipërisë.

“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji”.

“Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim”.

“Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani”, thuhej në njoftimin e Dinamos.