Zyrtare: Ballkani përforcohet me Almir Odën

Mesfushori 20-vjeç, Almir Oda, i është bashkuar FC Ballkanit.

Në moshën nëntë vjeçare, Oda i ishte bashkuar skuadrës SK Rapid në vitin 2013 nga të rinjtë e Post Ëien.

Në faqen zyrtare të SK Rapid shkruan se pas 11 vjetëve me klubin dhe 35 paraqitje në divizionin e dytë dhe 17 paraqitje në Ligën Rajonale të Lindjes për Rapid II, 20-vjeçari ka kaluar në FC Ballkani në Kosovë.

“Në mesin e gjërave tjera, ai ka festuar promovimin e menjëhershëm në divizionin e dytë ADMIRAL me ekipin e dytë të gjelbër e bardhëve në sezonin 2023/24. Veç kësaj, lojtari i lindur në Austri ka luajtur dy vjet për Hutteldorfer në ligën e të rinjve OFB dhe pati 17 paraqitje për gjelbër e bardhit u18. Oda ka luajtur tri ndeshje edhe për kombëtaren U19 të Austrisë dhe pesë ndeshje për U15 të Maqedonisë së Veriut”, shkruan faqja SKRapid.

Klubi e ka falënderuar Almirin për përkushtimin e tij dhe i ka dëshiruar gjitha të mirat në klubin e tij të ri.

Almir Oda ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.