Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës

Qytetarët në veri të Mitrovicës kanë raportuar pasi kanë gjetur mbetje mortore në një lokacion.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas njoftimit nga Policia e Kosoves, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.

“Komisioni do t’ju njoftojë pas verifikimit dhe konstatimit nga IML-ja nëse të njëjtat janë më interes forcenzik dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur”, thuhet në njoftim. /Zëri