Gjuajtje me armë zjarri në “Aktash” të Prishtinës [video]

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen “Aktash” në Prishtinë, ku një punëtor i “Extreme Pizza”-s është sulmuar nga një person.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive kur i dyshuari nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të "Extreme"-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin.

Siç shihet në pamje, i dyshuari e repeton armën dhe ia vendos në kokë punëtorit dhe më pas gjuan në tokë.

VIDEO