Zeqiri kërcënohet me jetë nga një person, i cili paraqitet si oficer i MUP-it

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka pranuar disa kërcënime me jetë.

Zeqiri kërcënimet i ka marrë përmes rrjeteve sociale, ku një person i paraqitur si oficer i MUP-it është duke i shkruar mesazhe kërcënuese “Do të marrësh plumb në kokë, o bandë terroriste”, transmeton Zeri.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Zubin Potokut, i cili në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar mesazhet që ka marrë nga ky person.

“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi që paraqitet të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë, i angazhuar në Republikën e Kosovës.

Herën e parë, më 31 maj.

Dhe tani, më 2 shtator

Përgjigjja ime është: Këtu jam dhe Këtu do të jem Dem Baba Dem”, shkroi Zeqiri. /Zëri