Kërkohej me urdhër ndërkombëtar arresti, në pranga një femër në Prishtinë

Një femër është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi për të kishte urdhër ndërkombëtar arresti.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar ka shtetësi të huaj, transmeton Zeri.info.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar e dyshuara femër, me shtetësi të huaj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri