Rrahu motrën, arrestohet një person në Rahovec

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri