Punëtorët e institucioneve paralele në veri edhe sot tentuan të shkojnë në vendin e punës

Punonjësit e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, të cilat u mbyllën javën e kaluar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar mëngjesin e sotëm të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Punëtorët e mbledhur para institucioneve ku janë të punësuar thonë se nuk do të largohen, raporton mediumi në gjuhën serbe Kosovo-online, transmeton Zeri.info.

Të njëjtit kishin tentuar edhe dje të hyjnë në objektet paralele, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës. /Zëri