Dyshohet se një person është therur me thikë sot në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e në Policinë e Kosovës Qendra në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahemti.

Ndërsa, Sinjali ka raportuar se  dyshohet se personi i therur me thikë , dyshohet të jetë një nxënës i një shkolle.