Formacionet zyrtare: Drita për një fillim të mbarë, Ferizaj për befasi

Drita dhe Ferizaj do të takohen sot (e hënë), me fillim nga ora 16:00, ndeshje kjo e cila do të mbyllë xhiron e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Dritën në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit kosovar, për shkak të angazhimeve të tyre në Evropë.

Ferizaj në anën tjetër ka një bilanc prej një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje, pas tri ndeshjeve të para dhe do të synojë të shkaktojë befasinë.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Ovouka, Mesa, Gomda, Bejtullai, B. Krasniqi, Broja, Dabiqaj, Zulfiu, Fressange, Krasniqi.

Ferizaj: Terziu, Sadriu, Haxhimusa, Veseli, Ramusa, Shabani, Avdulli, Imamovic, Topalaj, Kurtaj, Cakolli.