SBASHK-u uron mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka uruar mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për fillimin vitit të ri shkollor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se edhe në këtë vit shkollor do të përballen me shumë sfida, “por bashkërisht mund t’i tejkalojmë më lehtë”.

“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, ne jemi në vazhdimësi të angazhimeve që me dialog të gjejmë zgjidhje meritore për kërkesat tuaja legjitime, edhe pse nuk e kemi të lehtë, sepse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave në tërësi”.

“Ne do të vazhdojmë me aktivitetet dhe me komunikimin me institucionet dhe palët e tjera me qëllim që të realizojmë gjithë kërkesat e anëtarësisë, por nëse dialogu nuk jep asnjë rezultat, atëherë ne do të respektojmë vullnetin tuaj edhe për veprime sindikale, për të cilat vendosin përfaqësuesit tuaj që nga çerdhet e deri në universitete në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut”, thuhet në njoftim. /Zëri