“Abedin Rexha ka vdek prej zemre” – “Sabit Geci tradhtari më i madh”, Imeri me akuza të rënda në Speciale

Imer Imeri, dëshmitar në Gjykatën Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ka thënë se Abedin Rexha nuk ka “vdek prej pushke, por prej zemre, si e ka konstatu mjekësia ligjore”.

Imeri u pyet pastaj se a është e vërtetë që Sabit Geci e ka pyetur atë për vdekjen e Abedin Rexhës.

Imeri tha se nuk ka ndodhur një gjë e tillë, derisa e akuzoi Gecin se “është tradhtari më i madh i kombit dhe bashkëpunëtor i Serbisë”.

“Bashkëpunëtor i serbëve ka qenë Sabit Geci vetë, ata e kanë lëshuar prej burgut. Sabiti më ka ndaluar si adhurues i presidentit Rugova. Kur më kanë qit në gjyq më 21 maj, akuza ka qenë adhurues i presidentit Rugova, shok i Ahmet Krasniqit, Rugovës ia qitën bombat dy herë, vëllai i Haki Imerit që e vranë në vitin 1999. Këto akuza i kam pasur prej Sabit Gecit me shkrim”, tha Imeri.