Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, Qeveria është dorëzuar

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas përleshjes së fundit me armë zjarri në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Çitaku ka theksuar se në vend janë forcuar bandat kriminale dhe ka pyetur se ku janë ministri i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, duke shtuar se kjo është dorëzim.

Sipas saj, qeverisja e tyre është reduktuar në propagandë.

“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet. Ku është dora e shtetit? Ku është ministri i Punëve të Brendshme? Ku është ministrja e Drejtësisë? Kjo është dorëzim. Qeverisje e reduktuar në propagandë”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.