Dyshohet se mësuesi sulmoi seksualisht nxënësen në një shkollë të Kaçanikut

Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, në këtë rast dyshohet se një mësues e ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Rasti ka ndodhur në ambientet e kësaj shkolle.

Pas denoncimit nga ana e 16-vjeçares, i dyshuari ka përfunduar në pranga.

Autoritetet kanë nisur hetimin e kësaj ngjarjeje.

Ndaj 60-vjeçarit prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.