Reagon Batatina: Një ditë do ta ndryshojë pozicionin në futboll, do të pastroj siç e kam bërë në Llap

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se do t’i vije dita kur do të ndryshojë pozicionin në futboll, por jo edhe pa përfunduar “misionin” me Llapin.

“Do të vijë koha kur do ta ndryshoj edhe pozicionin tim në futboll, por edhe aty ku do të jem, do të pastroj mirë, ashtu siç e kam pastruar Llapin, dhe tani jemi në një nivel tjetër. Por, pa i realizuar projektet e mia me Llapin, vetëm një tornado që kaplon Kosovën mund ta ndalojë përfundimin e tyre”, shkruhet në postimin e tij.

Tutje, ai shkroi duke thënë se Llapi, nën drejtimin e familjes së tij, e ka të siguruar buxhetin edhe për shumë vjet me radhë.

“Unë, së bashku me vëllanë tim, Presidentin e klubit, e kemi të garantuar buxhetin e klubit për 50 vitet e ardhshme, dhe gjithmonë Llapi do të jetë motori i Superligës”, thuhet më tutje në postim.