Dyshohen se kërcënuan kreun e FShF-së, arrestohen pesë persona

Policia e Durrësit, ka arrestuar pesë persona që dyshohen se kanë kërcënuar kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Në mesin e të arrestuarve është presidenti, drejtori dhe përfaqësues të tjerë të Klubit të Futbollit ILIRIA, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Nga personat që ranë në pranga janë drejtori i klubit Iliria, Nazmi Selmani, 57 vjeç dhe dy djemt e tij, Brajan Selmani, 20 vjeç, dhe Santiago Selamni, 22 vjeç.

Në gjendje të lirë u proceduan një 24-vjeçar, dhe një 39-vjeçar, bëri të ditur policia shqiptare.

“U proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, tha Policia e Shtetit, përcjell Klankosova.tv.

“Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale ‘Kanosja për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim”.