Liverpooli kompleton transferimin e dytë të verës pak orë pas përfundimit të afatit kalimtar

Liverpooli ka kompletuar blerjen e tyre të dytë në afatin kalimtar veror, pak orë pas përfundimit të afatit.

Arne Slot i uroi mirëseardhje Federico Chiesas disa ditë më parë, i cili u transferua nga Juventusi për 15 milionë euro për të përforcuar fazën e sulmit.

Kur disa tifozë mund të kishin sugjeruar se me kaq ka marrë fund afati kalimtar për ‘Të Kuqtë’, ata kanë vepruar shpejt duke transferuar 16-vjeçarin Alvin Ayman nga rivali Wolverhampton.

16-vjeçari e ka nisur karrierën tek Bradford City para se të transferohej në ‘Molineux’ për të vazhduar zhvillimin e tij në karrierë.

Që prej atëherë, Ayman ka impresionuar drejtuesit e Liverpoolit duke i bindur kështu ata që të shpenzojnë dy milionë euro për transferimin e tij.

Ani pse klubi ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e tij, Ayman e ka konfirmuar se transferimi i tij në ‘Anfield’ është kompletuar përmes rrjetit social Instagram.

“Fillime të reja Liverpool FC. Do të doja t’i thoja një falenderim të madh të gjithë stafit tek Wolves që më ndihmuan të zhvillohem gjatë këtyre dy viteve. Zoti është i mirë”, ka shkruar Ayman.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Ayman ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare tek Liverpooli, por detajet e plota të transferimit të tij nuk janë zbuluar ende./Telegrafi/