Arben Fetahu, rizgjidhet Kryetar i FBK-së

Arben Fetahu është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), njofton Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton "Zëri".

Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 33 sa numëron Kuvendi dhe më të gjitha votat pro, Fetahu do të vazhdojë të drejtojë basketbollin e Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme.

Fetahu ishte zgjidhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke pasur Erolld Belegun, derisa më 2020 vazhdoi mandatin për katër vitet e ardhshme.

Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, fillimisht është zgjedhur Trupi punues, për të vazhduar më pas me pikat tjera.

Gjithashtu është bërë Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024, derisa Arben Fetahu ishte kandidat i vetëm për kryetar të FBK-së.

Fetahu ka paraqitur Plan Programin 4 vjeçar, duke theksuar se si të zhvillojë basketbollin e Kosovës.

Pasi mori të gjitha votat, Fetahu ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë.

Më pas janë zgjidhur nënkryetarët e FBK-së që për katër vitet e ardhshme do të jenë: Artan Kurti dhe Fatmir Gashi.

Ndërkohë, anëtarë të Bordit të FBK-së për katër vitet e ardhshme do të jenë: Teuta Abdullahu, Arben Polloshka, Dardan Kasapolli, Ideal Bakija, Florian Miftari, Ideal Bakija dhe Rrahman Përteshi.

Në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Dren Zatriqi, Adelina Cipa dhe Leart Hoxha. /Zëri