“Luajti rol kyç, e dërgoi Lillen në Ligën e Kampionëve” – L’Equipe vlerëson lart Edon Zhegrovën për paraqitjen
Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” ka analizuar lojën e Lilles në play-off të Ligës së Kampionëve, ku e ka vlerësuar tej mase paraqitjen e Edon Zhegrovrës.
Ky medium e nis shkrimin me vështirësitë e jashtëzakonshme që ndodhën në fushën e Slavia Pragës, ku Lille arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, falë golit të Edon Zhegrovës.
Sezoni i kaluar ishte sezoni i tij i lulëzimit dhe Edon Zhegrova u bë "X factor" i LOSC Lilles, shkruan “L’Equipe”.
“Golat e Jonathan David padyshim që peshojnë shumë, por ato të kosovarit janë të të njëjtit kalibër dhe luajtën një rol kyç në kualifikimin e LOSC Lille në fazën kryesore”.
“Një gol kaq i çmuar në kohën shtesë erdhi edhe në ndeshjen e parë kundër Fenerbahçes (2-1), tjetërn gol në ndeshjen e parë kundër Slavisë (2-0), dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit (1-2), sulmuesi kosovar tregohet të jetë thelbësor”, shkruan ku medium i njohur.
Quel but d'Edon Zhegrova ! ë
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) August 28, 2024
Le Lillois égalise d'un super tir en dehors de la surface ! ë
Le LOSC respire et reprend 2 buts d'avance ëë#SLALOSC | #UCL pic.twitter.com/2v34jxxj2E
E veçanta e Zhegovës, sipas L’Equipe, ishte një goditje nga e majta (minuta 77), që shoi vullkanin në Eden Arena për të paktën disa minuta. Më e rëndësishmja: ai ia mundësoi klubit të tij të kualifikohet në kompeticionin më prestigjioze evropiane. /Telegrafi